Ky lokal ka një sipërfaqe prej 180 m2 dhe është i pozicionuar në qëndër të Rrogozhinës. Klienti donte një lokal që të shfrytezohej si bar por edhe si pasticeri pasi pozicioni afër gjimnazit i favorizon këto shërbime. Për këte ai kishte nevojë që të komunikonte me një arkitekt në shqipëri të specislizuar në këtë fushë.

(pershkrimi i plote vazhdon mbas fotove)

Lokali ka një hapësirë të jashtme e cila është në kontakt të drejtpërdrejt me rrugën dhe më pas vjen faqa ballore e xhamtë në të cilën ndodhet dhe hyrja kryesore.

Ambjneti më përpara nuk ka funksionuar si lokal po si banim dhe për këtë arsye është dashur të bëheshin ndërhyrje rrënjësore që nga pjesa inxhinierike e deri te pamja e jashtme që ti përshatej funksioneve të reja.

Interieri është projektuar sipas stilit konteporan duke luajtur me tekstura, ngjyra dhe ndricimet e ndryshme. Pjesa e hyrjes ndodhet në pjesën qëndrorë të fasadës në aksin simetrik të saj i cili vazhdon pa u ndërprerë edhe në brendësi të objektit. Që këtu vihet re një dizajn elegant dhe i kujdeshem ku një tavan gipsi ngjyre kafe, me forma katrore, shkon mrekullisht me një kundrabanak të bardhë, poltrona ngjyrë të kuqërremtë dhe blu, e ndërkohë dyshemeja e shtruar me pllaka imitim parketi është ajo qe i jep një prekje të ngrohtë gjithë ambjnetit. 

Në pjesën e majtë të aksit ndodhet një hapësirë e vecuar me një këmbë shkallë e cila është e ndarë në 2 nën hapësira, ku njera është trajtuar me një divan tresh, tavolina të ulëta, poltrona dhe karrige druri të përshtatshme për cdo moshë dhe cdo grup personash si dhe pjesa fundore e saj është trajtuar me veshje druri ndërsa pjesa ballore me mur gipsi me ndricim led.

Pjesa tjetër është në formën e një këndi të vecuar në të cilin janë përdorur 2 kolltuk dysh dhe përsëri tavolina të ulëta dhe karrige druri si dhe një sipërfaqe është e veshur me letër muri imitim tulle si dhe me korniza druri duke krijuar një kënd mjaft të personalizuar. Në pjesën e djathtë ndodhet hapësira për lojarat ër fëmijë, ku dyshemeja ështe shtruar me parket për tu mos dëmtuar fëmijët gjatë lojrave.

Cdo pjesë e lokalit është menduar dhe nuk i është lënë rastësisë. Ngjyrat e përdorura të mureve i janë afruar sa më shumë funksioneve por duke ruajtur edhe njëfarë freskie në vetvete. Ajo që e bën të vecantë gjithë këtë interier janë detajet. Jemi munduar të luajmë më to në trajtimin e tavanit, me veshjet e kollonave me dru, me veshjet e mureve me gips, me ndricimin me spote në të gjithë siperfaqen e tavanit dhe ndricimin led në pjesën anësore të murit ashtu si edhe te pjesa e kontrabanakut, kemi ndricimin mural i cili fokuson dhe nxjerr ne pah kornizat e varura ne mur, përdorimi i veshjes me pllaka imitim druri si edhe me mozaikë duke krijuar një kombinacion mjaft të bukur, përdorimi i kombinuar i poltronave, karrigeve të drurit si dhe i kolltuqeve duke bëre cdo post të vecantë dhe ndryshe nga tjetri.

Në pjesën e jashtme kemi përdorur karrige druri dhe tavolina të rrumbullakta me syprinë druri dhe këmbë metalike. Në qendër të hapësirës në afërsi të murit rrethues është vendosur një pemë ulliri për të krijuar hije dhe ndarje të hapësirës. Pjesa e jashtme mbulohet me një tendë të hapshme për ditët e verës ndërsa pjesa ndarëse me rrugën është menduar me ndarje me elementë druri dhe me vazo me bimesi. Ne pjesen anësore është përdorur një ndarës me ristela druri në të cilin janë varur vazo me lule.