Ky apartament modern 2+1 ze nje hapesire prej 120 m2 dhe eshte i pozicionuar ne Rr. "Hoxha Tasim " ne zonen e quajtur Xhamlliku. Klientet jane nje cift i ri, per momentin me vetem 2 pjestare. Ata kerkuan nje sallon te madh i cili te perfshinte ndejtje,kuzhine,ngrenie. Dhome gjumi master me hapesira te bollshme magazinimi dhe nje dhome tjeter per miq qe ne te ardhmen do shnderrohej ne dhome gjumi per femijen.

(pershkrimi i plote vazhdon mbas fotove)

Keto kerkesa jane mundur te realizohen maksimalisht per te kenaqur pronaret. Qe ne hyrje te objektit duket si nje objekt modern.

Pronaret kane dashur qe ne fillim nje perdorim te ngjyrave te kontrastit dhe sidomos kombinimin e te bardhes me te zezen dhe materialeve me shkelqim. Perdorimi i ngjyrave te erreta i jep nje theksim perspektives duke ekzagjeruar hapesirat dhe duke i bere te duken me te medha.

Ne sallon vihet re nje stil modern ku duken qarte vijat e mobiljeve dhe e elementeve te tjere dekorative, kemi perdorimin e nje oxhaku modern ne pjesen ballore te dhomes dhe mbi te per te plotesur faqen e veshur me pllaka guri eshte vendosur nje televizor i madh i dukshem nga te gjitha anet e dhomes. Ne te dyja anet e televizorit jane vedosur 2 dollape ne mur duke ruajtur linjen e oxhakut.

Edhe ne pjesen e kuzhines kemi perdorimin e te njejtave materialeve me shkelqim. Kontrasti i te bardhes me te zezen eshte thyer nga perdorimi i te kuqes ne pjesen e karrikeve e kombinuar edhe me perdorimin e se kuqes ne bufe. Kuzhina eshte ne forme ishulli ne te cilin ndodhet edhe ngrenia e shpejte. Kemi vendosjen e nje aspiratori rrumbullak mbi ishull. Ne nje kend tjeter kemi pozicionmin e ngrenies per gjashte persona e zbukuruar me nje pikture te madhe te personazheve te kartunsit duke e personalizuar kete ambjent.

Dhomat e gjumit jane vendosur ne fund duke u shkeputur nga pjesa e dites. Dhoma e gjumit nga kerkesat e pronarit eshte nje dhome gjumi e rende. Kemi anim ne tendenca konteporane ne perdorimin e nuancave te drurit. Krevati nuk e ka koken dhe si koke sherben e gjithe faqa e murit e cila eshte me fuga gjatesore. Komedinat nuk jane me rafte por me kanata. Gjithashtu edhe ne pjesen e poshtme te krevatit e kemi vene ne shfrytezim duke perdorur syrtare per nje shfrytezim sa me te mire te hapesirave. Dollapi me dyer rreshqitese ka nje lartesi prej 3.5 m dhe eshte mjaft i bollshem.