1.jpg 2.jpg 3.jpg

4.jpg 5.jpg 6.jpg

7.jpg cover.jpg

Ky apartament ndodhet në Tiranë, në Rr Don Bosko.

Kuzhina

Në këtë apartament kemi përdorur detaje të stilin minimalist me atë modern, për të nxjerr sa më shumë finesë në apartament. Në këto foto vihet re përdorimi I ngjyrës së lehte të tullës, grisë dhe ngjyrës së drurit. Pothuajse në cdo element të mobiljeve ne kemi përdorur elementin e hekurit, si tek këmbët e etazhierit dhe tavolinës së mesit, banakut të kuzhinës si dhe tek elementi ndarës I koridorit. Elementi ndarës I koridorit me living room- it bën që kjo hapësirë të duket akoma edhe më e bukur dhe funksionale duke I dhënë funksion te dyja ambjenteve por edhe duke krijuar lidhje ndërmjet tyre.

Në këtë kuzhinë është përdorur një cilësi e lartë e produktit sa I përket mobilimit , e aksesoreve te saj. Sepse Space jo vetëm arredon në mënyrë perfekte sipas shijeve dhe dëshirave të klientit por dhe I mobilon ato me cilësinë më të lartë të produktit.

Dhoma matrimoniale

Në këtë dhomë është përdorur stili I modern. Kombinimi I ngjyrave të hapura, ndërmjet ngjyrës së drurit dhe ngjyrës së bardhë si dhe pozicionimi I duhur I ndricimit bën që kjo hapësirë të duket edhe me e madhe nga ajo cka është në realitet . Pozicionimi I dukur I cdo mobilje si dhe funksionaliteti I cdo detaji bën që kjo dhome të jetë perfekte për cfardolloj moshe. Në këtë dhomë është përdorur materiali MDF shqeto dhe I MDF së lisit .