1.jpg 2.jpg 3.jpg

4.jpg 5.jpg 6.jpg

7.jpg cover.jpg

Ky Lokal ndodhet në Tiranë , Tek Restorant Durresi

Shpesh kur duam të hapim një lokal pyetja e parë që na vjen ndërment është së cfarë stili ta bëjm lokalin, cilat janë tendencat e fundit për arredimin e një lokali. Por me SpAce është gjithmonë më e thjeshtë sepse ne studiojmë me hollësi jo vetëm abjentim por edhe tregun e vendit dhe preferencat e klientëve. Nqs do vinim re dhe do benim nje statistik të lokaleve që kanë më shumë punë, do vinim re, ato që kanë stilin bashkohor.

Tek ky local, ne vendosëm që të ketë një ndërthurje të stilit bashkohor me atë industrial që të ishte më ndyshe nga ato që kemi parë. Ngjyrat e mureve, mobiljeve, tavolinat, ndricimi dhe dekori, luajn rol të rëndësishëm në lokal. Dizanji dhe pamja e jashtëme e një restoranti, është impakti i parë që vendos etapen për përvojën, cilësinë dhe kualitetin e tij.

Dizanji duhet të jetë në ekuilibër midis një ambjenti mikpritës dhe ambjentit komod duke bërë që të ftuarit të ndihen rehatë Në cdo lokal, ndodhë që ekzistojnë disa zona të cilët klientët nuk është se i preferojnë edhe aq shumë, si psh, tavolinat pranë wc, ose pranë derës së jashtme ose dhe tavolinat qëndrore. Por SpAce ka zgjidhje për gjithcka. Ne bëmë që hyrja e tualeti të mos jetë shumë e dukshem, si dhe pozicionimi i tavolinave duhet të ketë strategji të mirpërcaktuar, të mos jetë vendosur në mënyrë të të crregullt duke krijuar bezdi për syrin e klientit por duhen vendosur, në linja të drejta, te pjerrëta ose në formë rombesh duke krijuar hapesirën e duhur për kalim. Kështu ne bëmë të mundur që cdo ambjent të jetë i përshtatshëm dhe i rehtshëm në cdo kënd të tij.

Ndërthurja e elementeve të hekurit, gjelbërimit muror si dhe ngjyrave të ngrohta dhe të kombinuara me mjeshtëri bëjn që ky local të ketë arritje të shkëlqyera.