Ap Sarande

Ky apartament ndodhet në Sarandë

Në këtë apartament është përdorur stili neoklasik me linja të buta dhe fine. Pavaresisht se ky apartament ndodhet në bregdet të Zotët e shtëpisë dëshironin që kjo gjë të mos ndikonte në arredimin e shtëpisë. Duke qënë se kjo shtëpi shërbente më shumë si shtëpi pushimi si për verën edhe për dimrin ne u përpoqëm që kësaj shtëpie ti falnim sa më shumë ndjenjeë qetësie.

Ky apartament ka një pamje të mrekullueshme nga ate dyja anet e ballkoneve. Rreth ballkonit me pamje nga deti ne e lyem me ngjyrën e lehta të gris që të ketë iden e kornizes. Pervec kësaj ne kornizuam edhe pjesen e living roomit dhe te etazhierit të televizorit duke mbetur tek e njëjta ide. Përdorimi I ngjyrave të ngrohta të bojqielles së lehtë të bardhës dhe rozzës së ëmbël e bën që kjo shtëpi të jetë akoma dhe më e ngrohtë. Për sa I përket tavaneve të gipsit ideja ishte të krijonim tre hapësira të ndryshme ku hapësira e parë të vejë në dukje pamjen panorameske te detit, hapesira e dytë të jetë ambjenti I living roomit dhe hapësira e tretë të jetë kuzhina.

Në këtë shtëpi nuk kishte koridor kështu që hyrja funksiononte direkt në kuzhinë. Kuzhina e kësaj shtëpie ishte shumë e gjatë dhe për këtë ne vendosëm që të krijonim një mobilje që të krijonte një ndarje ndërmjet dhomës së ndenjes dhe koridorit. Pra ne krijuam një koridor. Kjo mobilje ndarëse shërbente si dollap për të vënë këpucët tek pjesa e poshtme dhe pjesa sipër të sherbente si pjesë dekorative pjesërisht e dukshme për të krijuar ndjenjën e hapesirës.

Tek pjesa e kuzhinës ndodhetambjenti I ngrënjes dhe kuzhina ku janë përdorur ngjyrat e lehta dhe të ngrohta të kombinuara me ngjyrën gold.