Apartament Hipoteka

Ky apartament ndodhet në Tiranë, tek Hipoteka. Në këtë Apartament pas nje bashkëbisedimi me të Zotët e shtëpisë, dhe me dilemën e tyre se si ta arredonin shtepinë e tyre, se si është mënyra me funksionale per pozicionimin e dhomave dhe mobiljeve,ne vendosëm bashkarisht që në këtë apartament të përdornim stilin modern. Ajo cka eshte me e rendesishmja ne cdo projekt është që ne të dëgjojmë me vëmëndje të gjitha dëshirat e klientit dhe ti japim atyre dizanj e stil,duke I kthyer dëshirat e tyre me profesionalizëm në realitet.

Kuzhina

Dizajni i duhur është ai i cili shfrytëzon në maksimum të gjithë hapësirën në dispozicion dhe karakterizohet nga një zgjedhje e guximshme materiali dhe ngjyrash. Të gërshetosh komoditetin, funksionalen dhe të bukuren është ajo qe e bën një kuzhinë magjepsëse. Ketu eshte perdorur nje cilesi e nivelit te larte kombinuar ne menyre perfekte. Ajo cka eshte me e endesishme ne fund te cdo gjeje eshte pelqimi pjestareve te familjes. dhe ne e kemi arritur. Duke qënë se në këtë apartament kemi përdorur stilin modern ne kemi përdorur gjithashtu dhe tendencat e fundit të 2019. Sic janë përdorimi I mermerit, ngjjyrat e forta të drurit etj.

Dhoma e vajzes

Cdo vajze rreth moshes 25 vjecare do te kishte enderr te gezonte e vetme nje dhome te tille. gjithcka ne vendin e duhur dhe nje kombinim perfekt I ngjyrave te ngrohta.

Dhoma e prinderve

Duke qënë se cdokush ka menyrën e tij të jetuarit, në varësi të moshës apo të kushteve shëndetësore ky cift vendosi që të kishte krevatet e ndara. Në këtë dhomë vendosëm që të përdornim ngjyrat e hapura dhe te ngrohta duke e kombinuar me ngjyën e ullinjtë.